8 Mënyra Që Buzëkuqi Juaj Të Zgjas Më Shumë
Buzëkuqët
nëpër revista gjithmonë duken kremozë, të plotë dhe të aplikuar në mënyrë
perfekte.megjithatë, modelet qëndrojnë me orë të tëra ulur në karrigen e grimit
për të arritur atë perfeksion që zgjat deri në poërfundim të seteve
fotografike. Në jetën e përditshme buzëkuqi duhet të zgjas gjatë orëve të punës
dhe netëve të takimeve. Buzëkuqi është shumël I vëshgtirë të qëndroj në vend
pasi buzët janë vazhdimisht në lëvizje; buzëqeshjet, ushqimet, pijet heqin
pigmentin e buzëkuqit.
Çdo formulë buzëkuqi do të zgjas më shumë kur aplikohet dhe mbahet siç
duhet. Merrni maksimumin nga perdorimi I buzëkuqit tuaj të preferuar duke
përmirësuar teksturën e buzës, aplikimin e pigmentit në shtresa.
1. Mbani buzë të shëndetshme
Buzëkuqi nuk mund të ngjis siç duhet në
buzë të thata, me lëkura apo të plasaritura. Ndryshe nga lëkura përreth tyre,
buzët nuk kanë gjendrra për prodhimin e yndyrës që të krijojnë barrier
mbrojtëse, duke I lënë ato të ekspozuara ndaj dëmtimeve nga era dhe dielli. Lëpirja
e buzëve I jep atyre qetesim të përkohshëm nga plasaritjet dhe në fakt
kontribuon në tharje të mëtejshme pasi lagështira thahet.
Balsami buzlëve ofron mbrojtje, por disa
balsam përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë irritim dhe plasaritje. Kërkoni
balsam që nuk përmbajnë mentol, kamfor apo mente pasi e thajne me së tepërmi
lëkurën e buzëve sensitive. Aplikoni balsam pa mbrojtës ndaj diellit në
mbrëmje. Në mëngjes buzët do I keni të buta dhe të lëmuara. Butësisht fërkoni
buzët me një cope të butë për të hequr
balsamin e tepoërt dhe lëkurat. Ky process I butë eksfolimi krijon një
sipërfaqe të butë për aplikimin e buzëkuqit.
2. Nisni me buzë të pastra
Balsamët dhe shkëlqyesit mund të mbrojnë
buzët nga era, dielli dhe tharja, por gjithashtu krijojnë një bazë të dobët për
buzëkuqin. Për të arritu një apolikim që zgjat të buzëkuqit, hiqni çdo product
vajor apo të butë nga buzët duke I fshirë ato me pecetë.
Edhe buzëkuqët e aplikuar shumë mire
mund të fshihen gjatë ditës apo një darke. Fshini vajra që mund të mbeten pasi
keni ngrënë diçka dhe thajini buzët me pecetë para se të riaplikohni buzëkuqin.
3. Provoni një Bazë për buzët
Bazat (Primer) për buzët janë të
dizenjuara të aplikohen para lapsit, buzëkuqit apo shkëlqyesit. Tregtohen si
mënyrë që aplikimi I buzëkuqit të ketë jetëgjatësi dhe të mbajnë ngjyrën në
vend. Bazat ndihmojnë në parandalimin e shpërbërjes, përhapjes së buzëkuqit në
konturet e buzëve dhe rreth tyre. Për disa klientë bazat janë shumë të mira por
për disa të tjera ato janë shumë të thata dhe të ashpra. Bazat nuk janë
nbuzëkuq që zgjasin, por ja vlen të provohen.
Një alternative tjetër zëvendësuese e
bazës është krem pudër. Ashtu si dhe bazë, kremi pudër krijon një sipërfaqe të
lëmuar për buzëkuqin. Aplikoni një
shtresë të hollë kremi pudër në buzë dhe thajeni për të hequr yndyrën e tepërt.
Kjo teknikë funksionon më mire në buzëkuq me ngjyra të ngrohta dhe të errëta; ngjyrat
e lehta mund të duken pa shkëlqim ose të zbehta teksa kombinohen me kremin
pudër.
Provoni bazat dhe kremin pudër ndonjë
nga ditët kur aplikimi I përsosur I buzëkuqit nuk është shumë I rëndësishëm.
Duke i aplikuar në shtëpi këto produkte do shikoni se sa mire qëndrojnë ato
edhe gjatë ditëve në punë apo darkave.
4. Përdorni lapsin e buzëve në mënyrën e duhur
Përdorimi i një lapsi buzësh para aplikimit të një buzëkuqi intensifikon
ngjyrën dhe e bënë atë[ më rezistente. Lapsat e buzëve përmbajnë të njejtat
pigmente si buzëkuqët por ngjyra qëndron e thatë dhe jo kremoze. Pigmentet nuk
mund të lëvizin lirista në formëln e tyre të ngurtë ndaj dhe ofrojnë një
platformë në të cilën mund të aplikohen shtresa buzëkuqi.
Shpesh lapsat e buzëve keqpërdoren duke e aplikuar atë si kontur rreth
buzëve për të mbajtur buzëkuqin nga shpërhapja por për ti dhënë intensitet dhe
rezistencë. Mundohuni të përdorni lapsa të një tonaliteti apo pak më të lehtë
se buzëkuqi juaj për një pamje më rinore dhe harmonike.
Në vend që të rrethoni
buzët me lapsin, nisni aplikimin nga qendra e buzës së poshtme duke e mbushur
lehtësisht të gjithë sipërfaqen, aplikoni të njejtën mënyre dhe me buzën e
sipërme. Të nisësjh aplikimin nga mesi i buzës në vend të anëve bënë që ngjyra
më e theksuar të jetë afër qendrës. Kjo teknikë bënë që konturet e buzëve të
mos duket sikur sbehen me kalimin e orëve