1. Mos lakimi i qerpikëve
Rimeli i zakonshëm do ju jap gjatësi por qerpikët e lakuar që shikoni nëpër
revista mund ti arrini vetëm me rimel lakues ose të përdorni një lakues
qerpikësh. Nëse do përdorni lakuesin, kini kujdes ta përdorni atë para se të
aplikoni rimelin, përdorimi pas rimelit mund të sjell këputjen e qerpikëve.
2. Aplikimi i shumë shtresave
Sa më shumë shtresa të aplikoni, më shumë rimeli juaj do tentoj të
thahet duke shkaktuar pamje jo natyrale
në qerpik. Nëse një aplikim i vetëm nuk ju jep volumin dhe lakimin që keni
nevojë, merrni parasysh të ndryshoni rimelin tuaj në një me formulë dhe furçë
më të trashë.
3. Lëvizja e furçës
Kur e lëvizni jashtë e brenda furçën për të marr më shumë produkt, ju në
fakt fusni më shumë ajër në ambalazh. Kjo e thane rimelin duke shkaktuar kokrriza
në produkt dhe në qerpik. Nëse doni më shumë produkt, futeni furçën vetëm një
here. Nuk ka sa duhet? Ka mundësi t’ju ketë mbaruar rimeli.
4. Përdorimi i produkteve të skaduar
Pas tre muajsh duhet ta flakni rimelin tuaj. Në këtë pikë nisin të krijohen
baktere në furçë dhe brenda në ambalazh, çka mund të çoj në skuqje dhe kruajtje
të syve. Duhet të kini shumë kujdes me produktet që janë shumë afër syve. Edhe
nëse e keni përdorur rimelin tuaj një ose dy here, rregulli I tremujorit
qëndron në çdo rast.
5. Aplikimi vetëm në majat e qerpikëve
Për të arritur në qerpik të plotë nuk mund të[ aplikoni rimel vetëm në[
fundet. Duket që furça të aplikoj që në rrënjë në mënyrë që ti jap qerpikëve
ngritjen dhe volumin që keni nevojë.
6. Aplikim mbi kapakët e syve
Kur nxitohemi, shpesh aplikojmë rimelin shumë shpejt ose shumë fort, duke
bërë që furça të ngjishet mbi kapakët e syve. Aplikimi i rimelit ju vonon vetëm
pak sekonda, ndaj merreni shtruar! Nëse sërish bëheni pisë, merrni pak vazelinë
ose pastrues tualeti me një pambuk per veshët. Nuk keni pse të ri-aplikoni
grimin tuaj.

No comments:
Post a Comment