10 mënyra aplikimi të grimit me përdorimin e syzeve
Vazhdoni të fshiheni pas syzeve tuaja? Duhet të mësoni
sit ë përdorni make up dhe të ndaloni duke
fshehur sytë tuaj.
Për vajzat me syze është shumë e lehtë të vendosin syzet
dhe të dalin, tek e fundit kush do e shoh grimin pas syzeve, apo jo? Gabim! Mendojini
sytë tuaj si portret dhe syzet si korniza e tyre – nëse do I kushtoni vëmendje brendisë
së pikturës do e bëni atë të shkëlqej.
#1 Balanconi trashësinë e skeletit të syzeve me buzëkuq të
theksuar.
Një rregull i artë i çdo lloj grimi është balanca. Ndaj nëse jeni fans i syzeve me skelet të trashë, mbani tonin e syve sa më natyral dhe balanconi trashësinë e skeletit me buzëkuqin e theksuar. Kjo do ju ndihmoj të shmangni një efekt ‘të rënduar’ në fytyrë. Ngjyrat korale elegante dhe roza dinamike janë perfekt për pasditet e ëmbla por nuk mund të gaboni edhe nëse përzgjidhni buzëkuqin e kuq klasik për mbrëmjet.
#2 Përdorni një rimel të thatë ose
kundra ujit
Të mësoni sit ë mbani grimin tuaj me syze nuk do të thotë të ndryshoni të gjithë rutinën tuaj. Ndonjëherë ndonjë ndryshim i vogël është mëse i mjaftueshëm për të bërë diferencën. Nëse keni problem me rimelin tuaj që le shenja në syze atëherë mjafton që ta zëvendësoni atë me një rimel kundra ujit, ose me formulë të thatë dhe do e vini re menjëherë përmirësimin.
#3 Lakoni qerpikët tuaj
Vazhdoni të keni problem me qerpikët tuaj që fërkohen pas xhamave të syzeve? Një mënyrë e shkëlqyer për ta evituar këtë bezdisje është ti lakoni qerpikët. Në sy të vegjël kjo rutinë do i bëjë ato të duken më të mëdhenj. Për vajzat që përdorin rimelin, lakimi i qerpikëve do i bëjë ato të qëndrojnë larg xhamave të syzeve.
#4 Mos neglizhoni korrektorin
Syzet vërtet tërheqin vëmendje te zona e syve dhe kjo është pikërisht ajo çka ne duam. Megjithatë duhet të kemi kujdes pasi xhamat theksojnë gjithashtu skuqjet e lëkurës apo rrathët e zinj dhe rrudhat poshtë syve. Mënyra më e mire e luftimit të këtij problem është përdorimi i një korrektori të cilësisë së mirë. Përdorni një korrektor të lehtë, kremoz dhe me mbulueshmëri të lartë për rezultate më të mira. Kini parasysh që korrektorët me nëntonalitet rozë janë më të mirët për të mbuluar rrathët e errët të mavijosur.

#5 Theksoni Vetullat
Grimi më i mire është theksimi i vetullave. Vetullat
tuaja kornizojnë fytyrën ndaj është e rëndësishme të siguroheni që ato nuk përhumben
pas syzeve! Mbajini vetullat të pastruara, të rregullta për një pamje të
pastër dhe mos kini frik ti theksoni me
një laps kafe.
#6 Ngjyrimi mes linjave
#7 Thani kremin pudër
#8 Koordinoni penelin me skeletin
Mendojini syzet tuaja si një aksesor i rëndësishëm i
kombinuar me veshjet tuaja. Nëse keni skelet të zi mund të çdo lloj peneli nga
më i lehti te më i theksuari. Keni skelet kaf? Plotësojini ato me një penel të
zi perlë. Për një pamje më të butë, mund të aplikoni penel kaf të errët në vend
të të ziut.

Grimi më i mire është theksimi i vetullave. Vetullat
tuaja kornizojnë fytyrën ndaj është e rëndësishme të siguroheni që ato nuk përhumben
pas syzeve! Mbajini vetullat të pastruara, të rregullta për një pamje të
pastër dhe mos kini frik ti theksoni me
një laps kafe.
#6 Ngjyrimi mes linjave
Kur aplikoni grimin për pas syzeve, rregulli i artë është të qëndroni brenda linjave. Kjo do të thotë që duhet të shmangni aplikimin e toneve të syve jashtë kornizave të syzeve pasi kjo mund të krijoj një efekt pamje të çrregullt.
#7 Thani kremin pudër
Nëse kremi pudër ngjitet vazhdimisht pas syzeve, nuk jeni e vetmja. Mënyra më e mire e korrigjimit të kësaj dukurie është të kaloni një sfungjer të thatë mbi urën e hundës tuaj dhe në pjesën e sipërme të mollëzave. Ky veprim do heq produktin e tepërt. Përfundoni me aplikimin e pudrës së thatë mbi atë zone para se të rivendosni syzet tuaja.
#8 Koordinoni penelin me skeletin

Mendojini syzet tuaja si një aksesor i rëndësishëm i
kombinuar me veshjet tuaja. Nëse keni skelet të zi mund të çdo lloj peneli nga
më i lehti te më i theksuari. Keni skelet kaf? Plotësojini ato me një penel të
zi perlë. Për një pamje më të butë, mund të aplikoni penel kaf të errët në vend
të të ziut.
#9 Përzgjidhni
një tone neutral për sytë
Grimi shumë i errët ose i aplikuar shumë rëndë mund të duket keq pas syzeve. Nëse syzet tuaja ju zmadhojnë sytë, grimi i errët mund krijoj efekt hutues dhe aspak të këndshëm. E kundërta, nëse syzet ju zvogëlojnë sytë, grimi i errët do i bëjë ato të duken edhe më të vegjël. Për grim të përshtatshëm në çdo rast, përzgjidhni ngjyra neutral që do i bëjnë sytë më të çelët dhe rrëzëllitës, si tonalitetet e shampanjës apo të rozës së artë. Nëse vërtetë doni një ngjyrë të theksuar atëherë drejtohuni një peneli me ngjyrë.
#10 Aplikojeni
penelin në formën e syve të maces

No comments:
Post a Comment