Friday, May 16, 2014
Wednesday, May 14, 2014
6 Ngjyrat e Buzëkuqeve që çdo femër duhet të ketë
Pavarësisht
trendëve të shpejta të ngjyrave, rregullat kryesore të përzgjedhjes së buzëkuqeve
është gjetja e ngjyrave mikluese. Nëse doni të rrëzëlleni fytyrën tuaj, të
zbusni pamjen apo të shtoni më shumë pamje dramatike, ngjyra e duhur e
buzëkuqit do ju jap tonalitetin e duhur për secilin rast. Këto gjashtë nuance
kanë ekzistuar që kur buzëkuqet kanë zënë një vend permanent në çantën e
femrave. Madje mbahen edhe sot. Vazhdoni të lexoni dhe shikoni nëse ju mungon
ndonjë prej këtyre nuancave.
Nudo
– Përzgjidhni
një ngjyrë më afër ngjyrës natyrale të buzës tuaj por dy tone më të errët. Kjo
do I jap buzëve tuaja definim natyral dhe do e bëjë pamjen tuaj të plotë pa
rënë shumë në sy. Buzëkuqet nudo janë gjithashtu opsione të mrekullueshme për
të zbutur nuance të qarta ose të thella buzëkuqesh.
E
kuqe– Çdo
femër duhet të ketë një buzëkuq në të kuqe klasike. Thjesht duhet të gjeni
tonalitetin që I përshtatet lëkurës tuaj. A jeni me tonalitet të ftohtë apo të
ngrohtë në lëkurë? Provoni disa dhe shikoni se me kë tonalitet dukeni dhe
ndiheni mirë. Përzgjidhni një të kuqe me tonalitet bluje nëse lëkura juaj ka
nën-tonalitet në jeshil ose të verdhë për të dhënë një efekt më shkëlqyes.
Rozë
e Çelët – Do doni ta mbani këtë buzëkuq si një alternative ndaj të
kuqes për efekte argëtimi. Përziejeni me një buzëkuq nudo për një rozë të lehët
që do I jap sërish fytyrës tuaj një nuance hijeshie.
Portokalli
– Portokallia
është jashtëzakonisht shik dhe e paparashikueshme- si dhe një nuance e
jashtëzakonshme për verën kur nuance e lëkurës tenton të bëhet pak më bronze.
Koral
– Për
një pamje të bukur gjatë ditës, tentoni të përzgjidhni ngjyrën koral të
theksuar ose të çelët sipas tonalitetit të lëkurës tuaj. Ngjyrat koral janë
shumë të bukura për pranverën dhe verën.
Vishnje – Për buzë të mbushura, provoni të aplikoni një tonalitet vishnje me gishtin tuaj, ose për një efekt më dramatik, vijëzoni plotësisht dhe mbushni buzët tuaja me atë ngjyrë kryesisht gjatë vjeshtës. Sigurohuni të balanconi pjesën tjetër të fytyrës tuaj me konturim dhe bronzer.
Subscribe to:
Comments (Atom)





