Wednesday, May 14, 2014

6 Ngjyrat e Buzëkuqeve që çdo femër duhet të ketë

Pavarësisht trendëve të shpejta të ngjyrave, rregullat kryesore të përzgjedhjes së buzëkuqeve është gjetja e ngjyrave mikluese. Nëse doni të rrëzëlleni fytyrën tuaj, të zbusni pamjen apo të shtoni më shumë pamje dramatike, ngjyra e duhur e buzëkuqit do ju jap tonalitetin e duhur për secilin rast. Këto gjashtë nuance kanë ekzistuar që kur buzëkuqet kanë zënë një vend permanent në çantën e femrave. Madje mbahen edhe sot. Vazhdoni të lexoni dhe shikoni nëse ju mungon ndonjë prej këtyre nuancave.


Nudo – Përzgjidhni një ngjyrë më afër ngjyrës natyrale të buzës tuaj por dy tone më të errët. Kjo do I jap buzëve tuaja definim natyral dhe do e bëjë pamjen tuaj të plotë pa rënë shumë në sy. Buzëkuqet nudo janë gjithashtu opsione të mrekullueshme për të zbutur nuance të qarta ose të thella buzëkuqesh.

E kuqe– Çdo femër duhet të ketë një buzëkuq në të kuqe klasike. Thjesht duhet të gjeni tonalitetin që I përshtatet lëkurës tuaj. A jeni me tonalitet të ftohtë apo të ngrohtë në lëkurë? Provoni disa dhe shikoni se me kë tonalitet dukeni dhe ndiheni mirë. Përzgjidhni një të kuqe me tonalitet bluje nëse lëkura juaj ka nën-tonalitet në jeshil ose të verdhë për të dhënë një efekt më shkëlqyes.

Rozë e Çelët – Do doni ta mbani këtë buzëkuq si një alternative ndaj të kuqes për efekte argëtimi. Përziejeni me një buzëkuq nudo për një rozë të lehët që do I jap sërish fytyrës tuaj një nuance hijeshie.

Portokalli – Portokallia është jashtëzakonisht shik dhe e paparashikueshme- si dhe një nuance e jashtëzakonshme për verën kur nuance e lëkurës tenton të bëhet pak më bronze.

Koral – Për një pamje të bukur gjatë ditës, tentoni të përzgjidhni ngjyrën koral të theksuar ose të çelët sipas tonalitetit të lëkurës tuaj. Ngjyrat koral janë shumë të bukura për pranverën dhe verën.

Vishnje – Për buzë të mbushura, provoni të aplikoni një tonalitet vishnje me gishtin tuaj, ose për një efekt më dramatik, vijëzoni plotësisht dhe mbushni buzët tuaja me atë ngjyrë kryesisht gjatë vjeshtës. Sigurohuni të balanconi pjesën tjetër të fytyrës tuaj me konturim dhe bronzer.

No comments:

Post a Comment