Wednesday, March 22, 2017

TMT PRODUCTS


Voile mousse 
Shkuma Voile jep volum, butësi dhe shkëlqim. I disponueshëm në versionin normal ose ekstra te fortë.
Për ta aplikuar në flokë të larë dhe të lagësht pa shpëlarje.

No automatic alt text available.

Fortex gel 
Formula "Fix Rapid" e përkryer për të krijuar një look natyral dhe të shpejtë, gjithashtu nxit rritjen e flokëve. I jep shkëlqim dhe efekt që zgjat.

No automatic alt text available.
Fortex spray
Llak për krijimin e modeleve definitive, me volum dhe afatgjatë . Për tu përdorur ne floke të thatë si modelues ose në flokë të lagur për një efekt të gjatë dhe të qëndrueshme.
Image may contain: text

Glossy wax 
Dyll fiksues me fara liri dhe me efekt shkëlqimi. I modelon flokët pa i renduar dhe pa lene mbetje mbi to. Ka veprimi ushqyes dhe mbrojtës.

No automatic alt text available.

Power lift Sprej modelues me vitamina frutash per ti dhënë volum rrënjëve. Aplikojeni në flokë të lagur, duke e spërkatur direkt mbi rrënjët për një efekt me volum ekstra.

Image may contain: drink

Surf oil non oil 
Xhel i lëngshëm dhe i lehtë me efekt të lagur. Mbron flokët nga dielli dhe nga rrezet UV dhe rivitalizon lëvizjen e flokët. Ideale për të krijuar një pamje të kuruar ose të çrregullt.

No automatic alt text available.

Tecno perm 
Sprej ristrukturues me vitamina për flokë të trajtuar. I jep gjallëri flokëve kaçurrel, duke i dhënë volum dhe një shkëlqim ekstra. Të aplikohet para ose pas permanenti.

No automatic alt text available.

Tecno styling 
Sprej ristrukturues dhe voluminoz me vitamina. I ushqen flokët, duke i dhënë ndriçim , butësi dhe mund
të krihen lehtë. Mund të përdoret si në flokë të thatë ashtu dhe në atë të lagur pa i shpëlarë më pas.

No automatic alt text available.
























Sa gjatë duhet ti ruani produktet tuaja të Makeup-it?



Sa gjatë duhet ti ruani produktet tuaja të Makeup-it?

Femrat kanë tendencën ti përdorin produktet e tyre të kozmetikës edhe pas datës së tyre të skadencës, por shpesh here këto produkte mund të bëhen burim bakteresh dhe infeksionesh. Make up-et që përmbajnë ujë, si për shembull kremi pudër I lëngshëm, është me rrezik në ambiente te ngrohta dhe me lagështirë (psh në avullin e banjës tuaj) pasi rritet rreziku I zhvillimit të baktereve. Ndërkohë që disa produkte, zakonisht ato për kujdesin e lëkurës, kanë datën e skadencës, por ka shumë që nuk e kanë , ndaj është e rëndësishme të dihet se kur duhen zëvendësuar. Zakonisht produktet kompakte zgjasin më shumë se produktet e lëngshme.
Për t’ju ndihmuar që të kuptoni cilat produkte të mbani e cilat të zëvendësoni po ju paraqesim një liste me produktet më të zakonshme në dollapin tuaj. Kini parasysh se nëse vëreni ndryshim ngjyre, teksture, arome dhe nëse ndihet ndryshe në lëkurën tuaj — mos prisni afatet, duhet ti flakni menjëherë.
1. Rimeli
Pas tre muajsh, rimeli do filloj te thahet dhe te behet ngjitjes. Edhe nëse nuk behet, hidheni pasi duhet te jini te sigurt me çdo produkt qe aplikoni rreth zonës se syve ( pasi rritet risku I infektimit nga bakteret).
2. Peneli i lëngshëm
Këto produkte zakonisht zgjasin dy muaj.
3. Manikyr
Shumica e manikyrëve do të mbajnë gati një vit para se ngjyra e tyre te venitet dhe te fillojnë të thahen.
4. Tonet e syve
Nëse ka një produkt që femrat do e mbanin për vite me radhë, janë tonet e syve. Gjithsesi mos I mbani tonet e syve më shumë se një vit, pasi zona rreth syve është shumë e ndjeshme dhe ka rrezik infeksioni. Nëse punoni me tone sysh kremoze, hidhini pas nëntë muajsh.
5. Pudër kompakte apo ruzh
Kontrollojeni teksturën e produktit ose nëse ndryshon ndjesia në lëkurën tuaj, megjithatë këto produkte mund të zgjasin deri ne dy vite.
6. Krem pudër apo ruzh kremoz
Flakini gjashtë muaj pas hapjes. Këto produkte zgjasin shumë më pak se produktet në formë kompakte pasi përbërja likuide mund të zhvilloj më shpejtë baktere- mos rrezikoni irritime apo infektime të lëkurës, sidomos me diçka që aplikoni në gjithë fytyrën.
7. Buzëkuqtë
Shikoni me vëmendje ngjyrën, teksturën dhe ndryshime në ndjesi, gjithsesi nëse nuk kanë ndryshime këto produkte mund të zgjasin deri në dy vite, pas këtij afati mund të vini re se tekstura ose do të thahet ose do të shkrijë. Buzëkuqtë 12-24 orësh duhet të hidhen pas 1 – 1 vit e gjysmë pasi kanë përbërës që tentojnë të avullojnë shpejtë , ndaj pas një viti nuk do të duken më kremoz në buzët tuaja.
8. Laps buzësh dhe sysh
Këto mund të zgjasin rreth një vit, por sigurohuni ti mprihini rregullisht.
9. Kremrat e diellit
Ky është produkti me date skadence më të afërt . por dermatologet thonë se mund të përdoren edhe një ose dy vite pas datës së skadencës. Data në paketim tregon afatin se sa gjatë e ka testuar prodhuesi që kremi diellit ka efekt, por në fakt, pas disa javësh, muajsh dhe vitesh mund ta ripërdorni dhe do të ketë të njëjtin efekt.
10. Kremrat e fytyrës
Kërkoni për produkte që janë në kontenier me shishe në mënyrë që të shmanget sa më shumë kontaminimi nga bakteret sa here që e hapni dhe merrni produktin. Mund ta mbani kremin e fytyrës deri në 1 vit nëse është në shishe me pompë ose deri në 6 muaj nëse është në kontenier  qelqi. E njëjta kohë vlen dhe për serumet.