Monday, March 13, 2017

8 Mënyra Që Buzëkuqi Juaj Të Zgjas Më Shumë


No automatic alt text available.


8 Mënyra Që Buzëkuqi Juaj Të Zgjas Më Shumë

Buzëkuqët nëpër revista gjithmonë duken kremozë, të plotë dhe të aplikuar në mënyrë perfekte.megjithatë, modelet qëndrojnë me orë të tëra ulur në karrigen e grimit për të arritur atë perfeksion që zgjat deri në poërfundim të seteve fotografike. Në jetën e përditshme buzëkuqi duhet të zgjas gjatë orëve të punës dhe netëve të takimeve. Buzëkuqi është shumël I vëshgtirë të qëndroj në vend pasi buzët janë vazhdimisht në lëvizje; buzëqeshjet, ushqimet, pijet heqin pigmentin e buzëkuqit.
Çdo formulë buzëkuqi do të zgjas më shumë kur aplikohet dhe mbahet siç duhet. Merrni maksimumin nga perdorimi I buzëkuqit tuaj të preferuar duke përmirësuar teksturën e buzës, aplikimin e pigmentit në shtresa.

1. Mbani buzë të shëndetshme

Buzëkuqi nuk mund të ngjis siç duhet në buzë të thata, me lëkura apo të plasaritura. Ndryshe nga lëkura përreth tyre, buzët nuk kanë gjendrra për prodhimin e yndyrës që të krijojnë barrier mbrojtëse, duke I lënë ato të ekspozuara ndaj dëmtimeve nga era dhe dielli. Lëpirja e buzëve I jep atyre qetesim të përkohshëm nga plasaritjet dhe në fakt kontribuon në tharje të mëtejshme pasi lagështira thahet.
Balsami buzlëve ofron mbrojtje, por disa balsam përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë irritim dhe plasaritje. Kërkoni balsam që nuk përmbajnë mentol, kamfor apo mente pasi e thajne me së tepërmi lëkurën e buzëve sensitive. Aplikoni balsam pa mbrojtës ndaj diellit në mbrëmje. Në mëngjes buzët do I keni të buta dhe të lëmuara. Butësisht fërkoni buzët me  një cope të butë për të hequr balsamin e tepoërt dhe lëkurat. Ky process I butë eksfolimi krijon një sipërfaqe të butë për aplikimin e buzëkuqit.

2. Nisni me buzë të pastra

Balsamët dhe shkëlqyesit mund të mbrojnë buzët nga era, dielli dhe tharja, por gjithashtu krijojnë një bazë të dobët për buzëkuqin. Për të arritu një apolikim që zgjat të buzëkuqit, hiqni çdo product vajor apo të butë nga buzët duke I fshirë ato me pecetë.
Edhe buzëkuqët e aplikuar shumë mire mund të fshihen gjatë ditës apo një darke. Fshini vajra që mund të mbeten pasi keni ngrënë diçka dhe thajini buzët me pecetë para se të riaplikohni buzëkuqin.

3. Provoni një Bazë për buzët

Bazat (Primer) për buzët janë të dizenjuara të aplikohen para lapsit, buzëkuqit apo shkëlqyesit. Tregtohen si mënyrë që aplikimi I buzëkuqit të ketë jetëgjatësi dhe të mbajnë ngjyrën në vend. Bazat ndihmojnë në parandalimin e shpërbërjes, përhapjes së buzëkuqit në konturet e buzëve dhe rreth tyre. Për disa klientë bazat janë shumë të mira por për disa të tjera ato janë shumë të thata dhe të ashpra. Bazat nuk janë nbuzëkuq që zgjasin, por ja vlen të provohen.
Një alternative tjetër zëvendësuese e bazës është krem pudër. Ashtu si dhe bazë, kremi pudër krijon një sipërfaqe të lëmuar për buzëkuqin. Aplikoni  një shtresë të hollë kremi pudër në buzë dhe thajeni për të hequr yndyrën e tepërt. Kjo teknikë funksionon më mire në buzëkuq me ngjyra të ngrohta dhe të errëta; ngjyrat e lehta mund të duken pa shkëlqim ose të zbehta teksa kombinohen me kremin pudër.
Provoni bazat dhe kremin pudër ndonjë nga ditët kur aplikimi I përsosur I buzëkuqit nuk është shumë I rëndësishëm. Duke i aplikuar në shtëpi këto produkte do shikoni se sa mire qëndrojnë ato edhe gjatë ditëve në punë apo darkave.

4. Përdorni lapsin e buzëve në mënyrën e duhur

Përdorimi i një lapsi buzësh para aplikimit të një buzëkuqi intensifikon ngjyrën dhe e bënë atë[ më rezistente. Lapsat e buzëve përmbajnë të njejtat pigmente si buzëkuqët por ngjyra qëndron e thatë dhe jo kremoze. Pigmentet nuk mund të lëvizin lirista në formëln e tyre të ngurtë ndaj dhe ofrojnë një platformë në të cilën mund të aplikohen shtresa buzëkuqi.
Shpesh lapsat e buzëve keqpërdoren duke e aplikuar atë si kontur rreth buzëve për të mbajtur buzëkuqin nga shpërhapja por për ti dhënë intensitet dhe rezistencë. Mundohuni të përdorni lapsa të një tonaliteti apo pak më të lehtë se buzëkuqi juaj për një pamje më rinore dhe harmonike.
Në vend që të rrethoni buzët me lapsin, nisni aplikimin nga qendra e buzës së poshtme duke e mbushur lehtësisht të gjithë sipërfaqen, aplikoni të njejtën mënyre dhe me buzën e sipërme. Të nisësjh aplikimin nga mesi i buzës në vend të anëve bënë që ngjyra më e theksuar të jetë afër qendrës. Kjo teknikë bënë që konturet e buzëve të mos duket sikur sbehen me kalimin e orëve

No comments:

Post a Comment