Wednesday, March 22, 2017

TMT PRODUCTS


Voile mousse 
Shkuma Voile jep volum, butësi dhe shkëlqim. I disponueshëm në versionin normal ose ekstra te fortë.
Për ta aplikuar në flokë të larë dhe të lagësht pa shpëlarje.

No automatic alt text available.

Fortex gel 
Formula "Fix Rapid" e përkryer për të krijuar një look natyral dhe të shpejtë, gjithashtu nxit rritjen e flokëve. I jep shkëlqim dhe efekt që zgjat.

No automatic alt text available.
Fortex spray
Llak për krijimin e modeleve definitive, me volum dhe afatgjatë . Për tu përdorur ne floke të thatë si modelues ose në flokë të lagur për një efekt të gjatë dhe të qëndrueshme.
Image may contain: text

Glossy wax 
Dyll fiksues me fara liri dhe me efekt shkëlqimi. I modelon flokët pa i renduar dhe pa lene mbetje mbi to. Ka veprimi ushqyes dhe mbrojtës.

No automatic alt text available.

Power lift Sprej modelues me vitamina frutash per ti dhënë volum rrënjëve. Aplikojeni në flokë të lagur, duke e spërkatur direkt mbi rrënjët për një efekt me volum ekstra.

Image may contain: drink

Surf oil non oil 
Xhel i lëngshëm dhe i lehtë me efekt të lagur. Mbron flokët nga dielli dhe nga rrezet UV dhe rivitalizon lëvizjen e flokët. Ideale për të krijuar një pamje të kuruar ose të çrregullt.

No automatic alt text available.

Tecno perm 
Sprej ristrukturues me vitamina për flokë të trajtuar. I jep gjallëri flokëve kaçurrel, duke i dhënë volum dhe një shkëlqim ekstra. Të aplikohet para ose pas permanenti.

No automatic alt text available.

Tecno styling 
Sprej ristrukturues dhe voluminoz me vitamina. I ushqen flokët, duke i dhënë ndriçim , butësi dhe mund
të krihen lehtë. Mund të përdoret si në flokë të thatë ashtu dhe në atë të lagur pa i shpëlarë më pas.

No automatic alt text available.
























Sa gjatë duhet ti ruani produktet tuaja të Makeup-it?



Sa gjatë duhet ti ruani produktet tuaja të Makeup-it?

Femrat kanë tendencën ti përdorin produktet e tyre të kozmetikës edhe pas datës së tyre të skadencës, por shpesh here këto produkte mund të bëhen burim bakteresh dhe infeksionesh. Make up-et që përmbajnë ujë, si për shembull kremi pudër I lëngshëm, është me rrezik në ambiente te ngrohta dhe me lagështirë (psh në avullin e banjës tuaj) pasi rritet rreziku I zhvillimit të baktereve. Ndërkohë që disa produkte, zakonisht ato për kujdesin e lëkurës, kanë datën e skadencës, por ka shumë që nuk e kanë , ndaj është e rëndësishme të dihet se kur duhen zëvendësuar. Zakonisht produktet kompakte zgjasin më shumë se produktet e lëngshme.
Për t’ju ndihmuar që të kuptoni cilat produkte të mbani e cilat të zëvendësoni po ju paraqesim një liste me produktet më të zakonshme në dollapin tuaj. Kini parasysh se nëse vëreni ndryshim ngjyre, teksture, arome dhe nëse ndihet ndryshe në lëkurën tuaj — mos prisni afatet, duhet ti flakni menjëherë.
1. Rimeli
Pas tre muajsh, rimeli do filloj te thahet dhe te behet ngjitjes. Edhe nëse nuk behet, hidheni pasi duhet te jini te sigurt me çdo produkt qe aplikoni rreth zonës se syve ( pasi rritet risku I infektimit nga bakteret).
2. Peneli i lëngshëm
Këto produkte zakonisht zgjasin dy muaj.
3. Manikyr
Shumica e manikyrëve do të mbajnë gati një vit para se ngjyra e tyre te venitet dhe te fillojnë të thahen.
4. Tonet e syve
Nëse ka një produkt që femrat do e mbanin për vite me radhë, janë tonet e syve. Gjithsesi mos I mbani tonet e syve më shumë se një vit, pasi zona rreth syve është shumë e ndjeshme dhe ka rrezik infeksioni. Nëse punoni me tone sysh kremoze, hidhini pas nëntë muajsh.
5. Pudër kompakte apo ruzh
Kontrollojeni teksturën e produktit ose nëse ndryshon ndjesia në lëkurën tuaj, megjithatë këto produkte mund të zgjasin deri ne dy vite.
6. Krem pudër apo ruzh kremoz
Flakini gjashtë muaj pas hapjes. Këto produkte zgjasin shumë më pak se produktet në formë kompakte pasi përbërja likuide mund të zhvilloj më shpejtë baktere- mos rrezikoni irritime apo infektime të lëkurës, sidomos me diçka që aplikoni në gjithë fytyrën.
7. Buzëkuqtë
Shikoni me vëmendje ngjyrën, teksturën dhe ndryshime në ndjesi, gjithsesi nëse nuk kanë ndryshime këto produkte mund të zgjasin deri në dy vite, pas këtij afati mund të vini re se tekstura ose do të thahet ose do të shkrijë. Buzëkuqtë 12-24 orësh duhet të hidhen pas 1 – 1 vit e gjysmë pasi kanë përbërës që tentojnë të avullojnë shpejtë , ndaj pas një viti nuk do të duken më kremoz në buzët tuaja.
8. Laps buzësh dhe sysh
Këto mund të zgjasin rreth një vit, por sigurohuni ti mprihini rregullisht.
9. Kremrat e diellit
Ky është produkti me date skadence më të afërt . por dermatologet thonë se mund të përdoren edhe një ose dy vite pas datës së skadencës. Data në paketim tregon afatin se sa gjatë e ka testuar prodhuesi që kremi diellit ka efekt, por në fakt, pas disa javësh, muajsh dhe vitesh mund ta ripërdorni dhe do të ketë të njëjtin efekt.
10. Kremrat e fytyrës
Kërkoni për produkte që janë në kontenier me shishe në mënyrë që të shmanget sa më shumë kontaminimi nga bakteret sa here që e hapni dhe merrni produktin. Mund ta mbani kremin e fytyrës deri në 1 vit nëse është në shishe me pompë ose deri në 6 muaj nëse është në kontenier  qelqi. E njëjta kohë vlen dhe për serumet.


Thursday, March 16, 2017

SI TE PERKUJDESEMI PER THONJTE E DEMTUAR






                          SI TE PERKUJDESEMI PER THONJTE E DEMTUAR  


No automatic alt text available.
MENYRAT E DUHURA PER TRAJTIMIN E THONJVE TE DEMTUAR NGA FAKTORE TE NDRYSHEM

Hapi 1
Merni kompleks vitaminash, mungesa e tyre ne organizem mund te jete nje factor qe thonjte jane te dobet dhe qe thyhen lehte.

Hapi 2
Masazhoni me vaj thonjte dhe kutikulat.  Perdoni  nje solucion qe permban proteina. Masazhoni zonen perreth  qe te stimuloni qarkullimin e gjakut ne thonj  ,ne  menyre qe te  nxisni rritjen  e thonjve. Me pas hiqni cdo mbetje te vajit ne thonj apo ne kutikula  me nje peshqir te lagur ,kjo duhete te behet disa here ne jave.

Hapi 3
Aplikoni  nje xhel per te forcuar thonjte .  Perdorni nje produkt qe ndalon ndarjen (carjen e thonjve) produkte efikase dhe curative per plasaritjen apo per mbrojtjen nga  thyerja e thonjve.

Hapi 4
Hiqni xhelin apo manikyren me nje produkt qe nuk permban aceton.  Acetoni  I than thonjte dhe I ben me te dobet.


Hapi 5
Mundohuni te perdorni gjithmone dorashka  ne momentin qe keni kontakt me detergjentet apo kimikatet qe perdorni per pastrim.  Cdo  lloj detergjenti  permban substanca kimike te cilat dehidratojne thonjte duke I hequr yndyren e nevojshme  per te qen te shendetshem . Ky dehidratim con ne tharje te thonjve dhe ne krisjen apo carjen e tyre.   Dihet tashme qe demtimi dhe dobsimi I thonjve shpeshhere vjen nga detergjentet , ndaj me pak perkushtim mbrojini thonjt tuaj,qofte edhe me kushtet minimale.





Monday, March 13, 2017

         


  Trajtimi dhe mbrojtja e flokeve me OXPLEX


Oxplex vepron ne sinergji me bashkepunimin duke garantuar ne nje sherbim te vetem : Perforcim dhe 

riparim te fibres kapilare, mbrojtje nga agjentet kimik dhe mbajtje dhe shkelqim maksimal te bojes.
No automatic alt text available.




1. Perforcim dhe riparim te fibres kapilare. 
2. Mbrojtje nga agjentet kimik.
3. Rezultat shkelqim dhe mbajtje maksimale te ngjyres se flokut


  No automatic alt text available.                    
Kompleks inovativ aminoacidesh dhe proteinash e krijuar si mbeshtetje per ngjyrat, dekoloruesit dhe permanentet.
Image may contain: text
Ristrukturues Kapilar eshte ne gjendje te riparoj, perforcoj dhe mbroje fibren kapilare gjate trajtimeve kimike sic jane lyerja, dekolorimi dhe permanentet.
No automatic alt text available.
Perfeksionim Kapilar Faza 2. Ploteson Oxplex 1. E nevojshme per te definuar dhe perfeksionuar trajtimin OXPLEX.



Image may contain: one or more people


OXPLEX eshte i destinuar te mbroje dhe te riforcoje floket. 



















10 mënyra aplikimi të grimit me përdorimin e syzeve


Image result for vajza modele me syze optike


10 mënyra aplikimi të grimit me përdorimin e syzeve 


Vazhdoni të fshiheni pas syzeve tuaja? Duhet të mësoni sit ë përdorni make up dhe të ndaloni duke  fshehur sytë tuaj.
Për vajzat me syze është shumë e lehtë të vendosin syzet dhe të dalin, tek e fundit kush do e shoh grimin pas syzeve, apo jo? Gabim! Mendojini sytë tuaj si portret dhe syzet si korniza e tyre – nëse do I kushtoni vëmendje brendisë së pikturës do e bëni atë të shkëlqej.

  

#1 Balanconi trashësinë e skeletit të syzeve me buzëkuq të 

theksuar.



Një rregull i artë i çdo lloj grimi është balanca. Ndaj nëse jeni fans i syzeve me skelet të trashë, mbani tonin e syve sa më natyral dhe balanconi trashësinë e skeletit me buzëkuqin e theksuar. Kjo do ju ndihmoj të shmangni  një efekt ‘të rënduar’  në fytyrë. Ngjyrat korale elegante dhe roza dinamike janë perfekt për pasditet e ëmbla por nuk mund të gaboni edhe nëse përzgjidhni buzëkuqin e kuq klasik për mbrëmjet.


#2 Përdorni një rimel të thatë ose kundra ujit

Të mësoni sit ë mbani grimin tuaj me syze nuk do të thotë të ndryshoni të gjithë rutinën tuaj. Ndonjëherë ndonjë ndryshim i vogël është mëse i mjaftueshëm për të bërë diferencën. Nëse keni problem me rimelin tuaj që le shenja në syze atëherë mjafton që ta zëvendësoni atë me një rimel kundra ujit, ose me formulë të thatë dhe do e vini re menjëherë përmirësimin. 



#3 Lakoni qerpikët tuaj



Vazhdoni të keni problem me qerpikët tuaj që fërkohen pas xhamave të syzeve? Një mënyrë e shkëlqyer për ta evituar këtë bezdisje është ti lakoni qerpikët. Në sy të vegjël kjo rutinë do i bëjë ato të duken më të mëdhenj. Për vajzat që përdorin rimelin, lakimi i qerpikëve do i bëjë ato të qëndrojnë larg xhamave të syzeve.

#4 Mos neglizhoni korrektorin

Syzet vërtet tërheqin vëmendje te zona e syve dhe kjo është pikërisht ajo çka ne duam. Megjithatë duhet të kemi kujdes pasi xhamat theksojnë gjithashtu skuqjet e lëkurës apo rrathët e zinj dhe rrudhat poshtë syve. Mënyra më e mire e luftimit të këtij problem është përdorimi i një korrektori të cilësisë së mirë. Përdorni një korrektor të lehtë, kremoz dhe me mbulueshmëri të lartë për rezultate më të mira. Kini parasysh që korrektorët me nëntonalitet rozë janë më të mirët për të mbuluar rrathët e errët të mavijosur.

No automatic alt text available.
 #5 Theksoni Vetullat

Grimi më i mire është theksimi i vetullave. Vetullat tuaja kornizojnë fytyrën ndaj është e rëndësishme të siguroheni që ato nuk përhumben pas syzeve! Mbajini vetullat të pastruara, të rregullta për një pamje të pastër  dhe mos kini frik ti theksoni me një laps kafe.


#6 Ngjyrimi mes linjave

Kur aplikoni grimin për pas syzeve, rregulli i artë është të qëndroni brenda linjave. Kjo do të thotë që duhet të shmangni aplikimin e toneve të syve jashtë kornizave të syzeve pasi kjo mund të krijoj një efekt pamje të çrregullt.

#7 Thani kremin pudër

Nëse kremi pudër ngjitet vazhdimisht pas syzeve, nuk jeni e vetmja. Mënyra më e mire e korrigjimit të kësaj dukurie është të kaloni një sfungjer të thatë mbi urën e hundës tuaj dhe në pjesën e sipërme të mollëzave. Ky veprim do heq produktin e tepërt. Përfundoni me aplikimin e pudrës së thatë mbi atë zone para se të rivendosni syzet tuaja.


#8 Koordinoni penelin me skeletin


Image result for girls with glasses makeup

Mendojini syzet tuaja si një aksesor i rëndësishëm i kombinuar me veshjet tuaja. Nëse keni skelet të zi mund të çdo lloj peneli nga më i lehti te më i theksuari. Keni skelet kaf? Plotësojini ato me një penel të zi perlë. Për një pamje më të butë, mund të aplikoni penel kaf të errët në vend të të ziut.


 #9 Përzgjidhni një tone neutral për sytë

Grimi shumë i errët ose i aplikuar shumë rëndë mund të duket keq pas syzeve. Nëse syzet tuaja ju zmadhojnë sytë, grimi i errët mund krijoj efekt hutues dhe aspak të këndshëm. E kundërta, nëse syzet ju zvogëlojnë sytë, grimi i errët do i bëjë ato të duken edhe më të vegjël. Për grim të përshtatshëm në çdo rast, përzgjidhni ngjyra neutral që do i bëjnë sytë më të çelët dhe rrëzëllitës, si tonalitetet e shampanjës apo të rozës së artë. Nëse vërtetë doni një ngjyrë të theksuar atëherë drejtohuni një peneli me ngjyrë. 



 #10 Aplikojeni penelin në formën e syve të maces


Image result for girls with glasses makeup



Syzet tentojnë të humbasin formën e syve. Krijoni një definim të syve me aplikimin e grimit dhe penelin nën efektin e syve të maces. Kini parasysh: sa më i trashë të jetë skeleti syzeve tuaja, më të theksuara mund të jenë linjat. Eksperimentoni me stile dhe trashësi të ndryshme grimin deri sa të arrini formën që funksionon në harmoni me skeletin e syzeve tuaja.








8 Mënyra Që Buzëkuqi Juaj Të Zgjas Më Shumë


No automatic alt text available.


8 Mënyra Që Buzëkuqi Juaj Të Zgjas Më Shumë

Buzëkuqët nëpër revista gjithmonë duken kremozë, të plotë dhe të aplikuar në mënyrë perfekte.megjithatë, modelet qëndrojnë me orë të tëra ulur në karrigen e grimit për të arritur atë perfeksion që zgjat deri në poërfundim të seteve fotografike. Në jetën e përditshme buzëkuqi duhet të zgjas gjatë orëve të punës dhe netëve të takimeve. Buzëkuqi është shumël I vëshgtirë të qëndroj në vend pasi buzët janë vazhdimisht në lëvizje; buzëqeshjet, ushqimet, pijet heqin pigmentin e buzëkuqit.
Çdo formulë buzëkuqi do të zgjas më shumë kur aplikohet dhe mbahet siç duhet. Merrni maksimumin nga perdorimi I buzëkuqit tuaj të preferuar duke përmirësuar teksturën e buzës, aplikimin e pigmentit në shtresa.

1. Mbani buzë të shëndetshme

Buzëkuqi nuk mund të ngjis siç duhet në buzë të thata, me lëkura apo të plasaritura. Ndryshe nga lëkura përreth tyre, buzët nuk kanë gjendrra për prodhimin e yndyrës që të krijojnë barrier mbrojtëse, duke I lënë ato të ekspozuara ndaj dëmtimeve nga era dhe dielli. Lëpirja e buzëve I jep atyre qetesim të përkohshëm nga plasaritjet dhe në fakt kontribuon në tharje të mëtejshme pasi lagështira thahet.
Balsami buzlëve ofron mbrojtje, por disa balsam përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë irritim dhe plasaritje. Kërkoni balsam që nuk përmbajnë mentol, kamfor apo mente pasi e thajne me së tepërmi lëkurën e buzëve sensitive. Aplikoni balsam pa mbrojtës ndaj diellit në mbrëmje. Në mëngjes buzët do I keni të buta dhe të lëmuara. Butësisht fërkoni buzët me  një cope të butë për të hequr balsamin e tepoërt dhe lëkurat. Ky process I butë eksfolimi krijon një sipërfaqe të butë për aplikimin e buzëkuqit.

2. Nisni me buzë të pastra

Balsamët dhe shkëlqyesit mund të mbrojnë buzët nga era, dielli dhe tharja, por gjithashtu krijojnë një bazë të dobët për buzëkuqin. Për të arritu një apolikim që zgjat të buzëkuqit, hiqni çdo product vajor apo të butë nga buzët duke I fshirë ato me pecetë.
Edhe buzëkuqët e aplikuar shumë mire mund të fshihen gjatë ditës apo një darke. Fshini vajra që mund të mbeten pasi keni ngrënë diçka dhe thajini buzët me pecetë para se të riaplikohni buzëkuqin.

3. Provoni një Bazë për buzët

Bazat (Primer) për buzët janë të dizenjuara të aplikohen para lapsit, buzëkuqit apo shkëlqyesit. Tregtohen si mënyrë që aplikimi I buzëkuqit të ketë jetëgjatësi dhe të mbajnë ngjyrën në vend. Bazat ndihmojnë në parandalimin e shpërbërjes, përhapjes së buzëkuqit në konturet e buzëve dhe rreth tyre. Për disa klientë bazat janë shumë të mira por për disa të tjera ato janë shumë të thata dhe të ashpra. Bazat nuk janë nbuzëkuq që zgjasin, por ja vlen të provohen.
Një alternative tjetër zëvendësuese e bazës është krem pudër. Ashtu si dhe bazë, kremi pudër krijon një sipërfaqe të lëmuar për buzëkuqin. Aplikoni  një shtresë të hollë kremi pudër në buzë dhe thajeni për të hequr yndyrën e tepërt. Kjo teknikë funksionon më mire në buzëkuq me ngjyra të ngrohta dhe të errëta; ngjyrat e lehta mund të duken pa shkëlqim ose të zbehta teksa kombinohen me kremin pudër.
Provoni bazat dhe kremin pudër ndonjë nga ditët kur aplikimi I përsosur I buzëkuqit nuk është shumë I rëndësishëm. Duke i aplikuar në shtëpi këto produkte do shikoni se sa mire qëndrojnë ato edhe gjatë ditëve në punë apo darkave.

4. Përdorni lapsin e buzëve në mënyrën e duhur

Përdorimi i një lapsi buzësh para aplikimit të një buzëkuqi intensifikon ngjyrën dhe e bënë atë[ më rezistente. Lapsat e buzëve përmbajnë të njejtat pigmente si buzëkuqët por ngjyra qëndron e thatë dhe jo kremoze. Pigmentet nuk mund të lëvizin lirista në formëln e tyre të ngurtë ndaj dhe ofrojnë një platformë në të cilën mund të aplikohen shtresa buzëkuqi.
Shpesh lapsat e buzëve keqpërdoren duke e aplikuar atë si kontur rreth buzëve për të mbajtur buzëkuqin nga shpërhapja por për ti dhënë intensitet dhe rezistencë. Mundohuni të përdorni lapsa të një tonaliteti apo pak më të lehtë se buzëkuqi juaj për një pamje më rinore dhe harmonike.
Në vend që të rrethoni buzët me lapsin, nisni aplikimin nga qendra e buzës së poshtme duke e mbushur lehtësisht të gjithë sipërfaqen, aplikoni të njejtën mënyre dhe me buzën e sipërme. Të nisësjh aplikimin nga mesi i buzës në vend të anëve bënë që ngjyra më e theksuar të jetë afër qendrës. Kjo teknikë bënë që konturet e buzëve të mos duket sikur sbehen me kalimin e orëve

RIMELI: 6 GABIMET MË TË ZAKONSHME QË DUHET TI SHMANGNI






























RIMELI: 6 GABIMET MË TË ZAKONSHME QË DUHET TI SHMANGNI

1. Mos lakimi i qerpikëve
Rimeli i zakonshëm do ju jap gjatësi por qerpikët e lakuar që shikoni nëpër revista mund ti arrini vetëm me rimel lakues ose të përdorni një lakues qerpikësh. Nëse do përdorni lakuesin, kini kujdes ta përdorni atë para se të aplikoni rimelin, përdorimi pas rimelit mund të sjell këputjen e qerpikëve.
2. Aplikimi i shumë shtresave
Sa më shumë shtresa të aplikoni, më shumë rimeli juaj do tentoj të thahet  duke shkaktuar pamje jo natyrale në qerpik. Nëse një aplikim i vetëm nuk ju jep volumin dhe lakimin që keni nevojë, merrni parasysh të ndryshoni rimelin tuaj në një me formulë dhe furçë më të trashë.
3. Lëvizja e furçës
Kur e lëvizni jashtë e brenda furçën për të marr më shumë produkt, ju në fakt fusni më shumë ajër në ambalazh. Kjo e thane rimelin duke shkaktuar kokrriza në produkt dhe në qerpik. Nëse doni më shumë produkt, futeni furçën vetëm një here. Nuk ka sa duhet? Ka mundësi t’ju ketë mbaruar rimeli.
4. Përdorimi i produkteve të skaduar
Pas tre muajsh duhet ta flakni rimelin tuaj. Në këtë pikë nisin të krijohen baktere në furçë dhe brenda në ambalazh, çka mund të çoj në skuqje dhe kruajtje të syve. Duhet të kini shumë kujdes me produktet që janë shumë afër syve. Edhe nëse e keni përdorur rimelin tuaj një ose dy here, rregulli I tremujorit qëndron në çdo rast.
5. Aplikimi vetëm në majat e qerpikëve
Për të arritur në qerpik të plotë nuk mund të[ aplikoni rimel vetëm në[ fundet. Duket që furça të aplikoj që në rrënjë në mënyrë që ti jap qerpikëve ngritjen dhe volumin që keni nevojë.
6. Aplikim mbi kapakët e syve
Kur nxitohemi, shpesh aplikojmë rimelin shumë shpejt ose shumë fort, duke bërë që furça të ngjishet mbi kapakët e syve. Aplikimi i rimelit ju vonon vetëm pak sekonda, ndaj merreni shtruar! Nëse sërish bëheni pisë, merrni pak vazelinë ose pastrues tualeti me një pambuk per veshët. Nuk keni pse të ri-aplikoni grimin tuaj.