Saturday, October 15, 2016


6 hapat që duhet te provoni për tu dukur e mrekullueshme!

Është në dorën tënde. Vendos sa e mrekullueshme do që të dukesh. Tani hidh hapin tënd të parë. Ndiq këshillat që janë dhënë më poshtë dhe menjëherë do të dukesh e mrekullueshme.
Këshillat janë të thjeshta dhe nuk do ju marrin shumë kohë.

1. Aplikim i një buzëkuqi 



 Një shkëlqyes buzësh ose një buzëkuq duhet ta keni me patjetër. Ato janë mjete te nevojshme që ju mund ti përdorni lehtësisht për të përmirësuar pamjen dhe gjendjen tuaj. Theksojeni bukurinë tuaj me një ton më të çelët, ndryshe nga produktet e zakonshme –do ju jap shkëlqim do e vëreni ndryshimin.

2. Aplikim i një highlighter



Pak ton sysh me shkëlqim në pjesën e brendshme te kapakut të syrit dhe poshtë harkut të vetullës dhe  disa produkte highlighting ne mollëza do të rifreskojnë te gjithë pamjen tuaj. Edhe pse është thjesht një iluzion optik, ndonjëherë kemi nevojë që të dukemi mire edhe pse mund të jemi të stresuar.



3. Një gjumë  rehatshëm  




Të flini më shumë gjumë.  Shko në shtrat ne orën 22:00. Shumica e mjekëve këshillojnë qe secili prej nesh te beje një gjumë 8-orësh. Gjatë natës trupi ynë rikuperon veten. Mundohuni të bëni një gjumë me më pak shqetësime dhe te nesërmen do të dukeni dhe do te ndjeheni më mirë. Duke pasur nje regjim gjumi të shëndetshëm do të keni një trup të shëndetshëm.

4. Kujdes qëndrimin


 

Përmirësoni qarkullimin e gjakut duke qëndruar dhe duke u ulur me shpinën drejt. Ndryshimin do ta ndjejnë edhe organet tuaj të brendshme. Kur ne rrimë shtrembër edhe rrobat tona nuk duken aq mirë sa do dukeshin nëse qëndrimi jone është i drejtë.

5. Aplikimi i rimelit



Rimeli është diçka që të habit. I bën sytë që të duken më të mëdhenj kështu që ju dukeni te zgjuar dhe të freskët. Ka shumë variante të rimeleve. Zgjidhni një sipas shijes tuaj. Për një efekt sa më të mirë përdorni një kthyes qerpikësh para se të aplikoni rimelin tuaj të preferuar. Ju mund te aplikoni vetëm me një shtresë ose mund të aplikoni dy shtresa për të bërë sytë tuaj më ekspresive.

  



Ju mund të pyesin përse lëkura juaj ndjehet e thatë dhe duket e zbehët. A pini ujë mjaftueshëm?  Ne priremi të harrojmë se sa e rëndësishme është që të pimë ujë të thjeshtë. Kafe, sode, pije energjike dhe çaj nuk mund të zëvendësojne ujin. Nuk duhet kurrë te ndiheni të etur. Pini ujë çdo ditë. Qëndroni te hidratuar- trupi juaj ka nevojë për shumë ujë.


No comments:

Post a Comment