Friday, October 21, 2016

VAJI ARGANIT PËR FLOKËT & LËKURËN

Çfarë është vaj i arganit?
 
Vaji i arganit është produkt që vjen nga pema e arganit ne Marok. Është marr nga kokrrat e pemës së arganit për tu përdorur si hidratues, balsam dhe zbutës për lëkurën dhe flokun. I quajtur shpesh si “ari i  lëngshëm” për vetitë e tij të shkëlqyera, përmban shumë vlera të dobishme përfshirë ketu dhe vitaminën E dhe acide të yndyrshme, të cilat japin efekte shumë pozitive kur aplikohet në mënyrën e duhur. Arsyeja pse njerëzit e përdorin vajin e arganit për flokët dhe për gjithë pjesët e trupit është sepse rezultatet janë testuar më parë.

Pse përdoret vaji i arganit për flokët?
Vaji i Arganit përdoret shpesh si trajtim për flokët. Është jashtëzakonisht i dobishëm për flokun dhe skalpin, dhe zakonisht përdoret  si balsam.
Vitamina E  është jashtëzakonisht e  dobishme për flokët, dhe është gjetur në vajin e arganit në sasi të lartë. Vitamina E nxit rritjen e flokut dhe përmban anioksidant qe ndihmojne në rritjen e qelizave dhe i inkurajon ato të prodhojnë  flokë të shëndetshëm – përdoret  dhe për rritjen e  flokëve.
Vaji i arganit ka një numër të madh benefitesh kur përdoret tek flokët. Vepron si hidratues për skalpin, lufton  zbokthin dhe skalpin e thatë.  Nxit rritjen e shëndetshme, i  bën flokët të fortë.  Mund të ndreq  dëmtimet që janë bërë gjatë trajtimeve kimike dhe ngjyrave, dhe mund të përdoret për të  trajtuar majat e dyfishta.

Përfitimet e menjëhershëm mund të dallohen tek njerëzit që përdorin vaj argani në flokët e tyre. Është agjent i shkëlqyer  për zbutjen e flokut  me kaçurrela dhe rrit shkëlqimin, shërben  si zbutës, e bene flokun e menaxhueshëm.
Vaji i arganit është jo-irrituese dhe në fakt nuk shfuqizon pjesë të mëdha të dëmit që janë bërë  nga kimikatet artificiale dhe trajtimet në flokë. Shpesh është përdorur në formën e tij të pastër për shëndetin,  zbutë flokët  dhe i jep ndriçim. Më poshtë janë disa nga mënyrat se si mund ta përdorim vajin e arganit në flokë.
Përdorimi i vajit të arganit si shampo
Vaji i arganit shpesh është përdorur si çelësi përbërës  tek shampot për shkak të aftësisë së tij për të rivendosur butësinë, forcën  dhe shkëlqimin tek flokët.  Është një përbërës ideal që mund të kërkosh në një shampo sepse  të gjithë vuajnë nga flokë të thatë, të brishtë ose flokë të dëmtuar nga kimikatet dhe ngjyrosja.
Të mirat që fiton nga përdorimi i vajit te arganit si përbërës në shampo është  se mund ta përdorësh si një shampo normale pa bërë hapa të tjera  në rutinën e përditshme ose të shqetësoheni se nuk keni përdorur sasinë e duhur të vajit të arganit. Është metoda ideale për të pasur flokë të fortë, të ushqyer dhe një pamje të përmirësuar ditë-pas-dite.

Përdorimi i vajit të arganit si balsam pa shpëlarje  
Vaji i arganit si balsam pa shpëlarje është i shkëlqyer, mund të zgjas dhe të shtoj efektet e tij të dobishëm tek flokët. Balsami pa shpëlarje është një agjent ideal pasi e bën flokun e butë, të shëndetshëm dhe i jep shkëlqim ekstra.
Shumë balsame të tjerë janë të  yndyrshëm ose e bëjnë flokun të fijëzuar, vaji i arganit është e kundërta.  Flokët mund të stilohen lehtë, kur përdoret në sasinë e duhur, përthithet lehtë dhe nuk lë mbetje të yndyrshme.
Vaji i pastër i arganit është një balsam pa shpëlarje jashtëzakonisht efektiv dhe pa kimike.  Ajo çka ju duhet janë disa pika të vajit të pastër të arganit. Fërkojeni vajin plotësisht në pëllëmbë dhe pastaj me duart dhe gishtat kalojeni në flokët e lagura ose të tharë. Sigurohuni të masazhoni skalpin dhe majat për të përmirësuar shëndetin e skalpit, për të inkurajuar rritjen e flokut dhe trajtimin e majave dyfishe.



Përdorimi i vajit të arganit si agjent stilimi
Nëse duhet të stiloni flokët tuaj me nxitimi, vaji i arganit është zgjidhja. Si dhe duke ofruar përmirësime afatgjata në butësi dhe fortësi, i jep flokut një shkëlqim të menjëhershëm, dhe është një mënyrë e mirë për ti kthyer flokët e hallakatur në të nënshtruar.
Ndryshe nga shumë agjentë stilimi të cilët mund të shkaktojnë dëme afatgjate të flokëve për shkak të kimikateve të përfshira në përbërësit e tyre, vaji i arganit i pasuron flokët me vlera ushqimore dhe riparon dëmtimet . Gjithashtu është një produkt shumë i mirë për tu përdorur para drejtimit sepse i mbron flokët nga nxehtësia  
Është tepër i thjeshtë për t'u përdorur si një agjent stilimi. Aplikimi i balsamit pa shpëlarje është i thjeshtë për tu përdorur, por flokët nuk duhet të jenë të lagur. Fërkoni disa pika nga vaj argani/ balsami  midis pëllëmbëve dhe kalojeni në flokun e thatë, duke siguruar edhe shpërndarjen .  Mos përdorni shumë – ju dëshironi që të  përthithet lehtë. Është një agjent afatgjatë stilimi i cili i bënë flokët te mirë- menaxhuara dhe shton një shkëlqim të dukshëm.

Përdorimi i vajit të arganit si maskë për flokët
Një trajtim në darkë është një mënyrë e mire për të rritur efektin e vajit të arganit në flokë. Duke përdorur një sasi më të madhe të vajit të arganit në maskën e flokut do të thotë më shumë ushqyes të përthithura nga flokët.  Ky është një trajtim i mirë për tu përdorur një natë më parë para një ngjarje të veçantë, kur doni që flokët tuaj të jenë tepër të qetë, të hijshme dhe voluminoze.
Trajtimi është i lehtë për tu bërë në shtëpi. Përdorni një sasi të mjaftueshme të vajit për këtë trajtim.  Masazhojeni në skalp, në flokë dhe tek majat më pas mblidheni flokun tuaj me një peshqir për të mos bërë pis jastëkun.  Mbajeni trajtimin gjatë natës (ose disa orë) më pas lajeni vajin e arganit  në mëngjes me shampon tuaj të zakonshme. Flokët tuaj do të duken sensacional – dhe më e mira nga të gjitha, nuk do e keni ekspozuar flokun tuaj në agjent kimik të pranishme në shumicën e maskave të flokëve.

Vaji i pastër i arganit ose produktet me vaj argani?
Vaji i arganit gjithashtu mund të përdoret  vetëm ose si përbërës  në shampo, balsam ose agjent stilimi. Është efektiv në të dyja mënyrat , kështu që është në dorën e përdoruesit se kë dëshiron të përdor.
Vaji i arganit si shampo, balsam dhe hidratue: vaji i arganit është lehtësisht i përdorshëm dhe me çmim që ka qoftë vaji i pastër por dhe produktet që e kanë përbërës kryesor, është i papërfillshëm në krahasim me benefitet dhe të mirat që mer floku ( në produktet e fokut) apo lëkura (në produktet për fytyrën dhe trupin). 



Lëkura ashtu si dhe floku perfitojne nga vetitë e mrekullueshme të vajit të arganit, kjo fal përqindjes së ulët të acideve yndyrore që ka ky produkt, çka e bënë atë ideal për të gjitha llojet e lëkurës pa shkaktuar asnjë problem apo irritim. 

Në kremrat e fytyrës është ideal për hidratim, për luftimin e rrudhave, për zvogëlimin e poreve si dhe për relaksimin e lëkurës në përgjithësi. 

Në kremrat e trupit vaji i arganit jep hidratim maksimal, gjithmonë pa shkaktuar yndyrë apo irritim si në lëkurat e yndyrshme dhe ato delikate, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar, e me ndjesi të këndshme. 

    

Gjithashtu vaji i arganit mund të përdoret dhe në produktet anticelulit, fal vetive të tij që lejon përthithjen maksimale nga lëkura, duke ndihmuar nëluftimin e strijeve apo dhe të celulitit. 


Saturday, October 15, 2016


6 hapat që duhet te provoni për tu dukur e mrekullueshme!

Është në dorën tënde. Vendos sa e mrekullueshme do që të dukesh. Tani hidh hapin tënd të parë. Ndiq këshillat që janë dhënë më poshtë dhe menjëherë do të dukesh e mrekullueshme.
Këshillat janë të thjeshta dhe nuk do ju marrin shumë kohë.

1. Aplikim i një buzëkuqi 



 Një shkëlqyes buzësh ose një buzëkuq duhet ta keni me patjetër. Ato janë mjete te nevojshme që ju mund ti përdorni lehtësisht për të përmirësuar pamjen dhe gjendjen tuaj. Theksojeni bukurinë tuaj me një ton më të çelët, ndryshe nga produktet e zakonshme –do ju jap shkëlqim do e vëreni ndryshimin.

2. Aplikim i një highlighter



Pak ton sysh me shkëlqim në pjesën e brendshme te kapakut të syrit dhe poshtë harkut të vetullës dhe  disa produkte highlighting ne mollëza do të rifreskojnë te gjithë pamjen tuaj. Edhe pse është thjesht një iluzion optik, ndonjëherë kemi nevojë që të dukemi mire edhe pse mund të jemi të stresuar.



3. Një gjumë  rehatshëm  




Të flini më shumë gjumë.  Shko në shtrat ne orën 22:00. Shumica e mjekëve këshillojnë qe secili prej nesh te beje një gjumë 8-orësh. Gjatë natës trupi ynë rikuperon veten. Mundohuni të bëni një gjumë me më pak shqetësime dhe te nesërmen do të dukeni dhe do te ndjeheni më mirë. Duke pasur nje regjim gjumi të shëndetshëm do të keni një trup të shëndetshëm.

4. Kujdes qëndrimin


 

Përmirësoni qarkullimin e gjakut duke qëndruar dhe duke u ulur me shpinën drejt. Ndryshimin do ta ndjejnë edhe organet tuaj të brendshme. Kur ne rrimë shtrembër edhe rrobat tona nuk duken aq mirë sa do dukeshin nëse qëndrimi jone është i drejtë.

5. Aplikimi i rimelit



Rimeli është diçka që të habit. I bën sytë që të duken më të mëdhenj kështu që ju dukeni te zgjuar dhe të freskët. Ka shumë variante të rimeleve. Zgjidhni një sipas shijes tuaj. Për një efekt sa më të mirë përdorni një kthyes qerpikësh para se të aplikoni rimelin tuaj të preferuar. Ju mund te aplikoni vetëm me një shtresë ose mund të aplikoni dy shtresa për të bërë sytë tuaj më ekspresive.

  



Ju mund të pyesin përse lëkura juaj ndjehet e thatë dhe duket e zbehët. A pini ujë mjaftueshëm?  Ne priremi të harrojmë se sa e rëndësishme është që të pimë ujë të thjeshtë. Kafe, sode, pije energjike dhe çaj nuk mund të zëvendësojne ujin. Nuk duhet kurrë te ndiheni të etur. Pini ujë çdo ditë. Qëndroni te hidratuar- trupi juaj ka nevojë për shumë ujë.


Friday, February 26, 2016

RUBRIKA: GRIMI PER CDO RAST

KORREKTORI 

Si të përzgjidhni ngjyrën e duhur?
Zakonisht mendohet se sa më i çelët të jetë korrektori, aq më mbulues do jetë. Në fakt korrektori duhet të përzgjidhet vetëm pak më i çelët se tonaliteti i lëkurës për të mos stonuar me të gjithë pamjen.

Përdorimi i syzeve?
Nëse syzet janë shumë të errëta, shmangni vijëzimin e zonës poshtë syrit në mënyrë që të keni një zonë më të çelët.


Nuk arrini ta përhapni në mënyrë uniforme produktin?
Pasi ta keni aplikuar korrektorin, tamponojeni lehtësisht me mollëzat e gishtrinjëve dhe më pas kaloni poshtë syve një prekje me pambuk.

A mund të aplikohet dhe mbi qepalla?
Nëse qepallat i keni në një ngjyrë të errët, mund ta aplikoni korrektorin edhe në këtë zonë.

A është e mundur të përdorim dhe produkte të tjera në vend të korrektorit?
Nëse rezultati i arrië e justifikon përdorimin, mund të përdorni si krem pudër të lëngshëm ose kremoy, ose dhe kremin pudër stick për të kryer efektin e korrektorit.

Korrektori normal a aplikohet dhe në zona të tjera të fytyrës?
Nëse fytyra ka zona të errëta, apo njolla, mund ta përdorni korrektorin edhe si luminues për të krijuar konturimin me dritëhijet e celëta dhe të errëta.

Korrektori duhet të aplikohet gjithmonë para aplikimit të grmit?
Me raste mund të përdoret edhe pas kremit pudër , por vetëm në ato raste ku doni të krijoni zonat e ndriçuara dhe jo në rastet kur doni të mbuloni zonat e errëta, njollat, aknet etj.

Pudra e thatë duhet të aplikohet direkt pas aplikimit të korrektorit??
Do ishte e mirë të shmangni aplikimin direkt mbi korrektor të pudrës së thatë, sidomos në fytyra që kanë zona dhe linja të ekspresivitetit. Pudra mund të aplikohet pas aplikimit dhe të kremit pudër për të fiksuar në total grimin tuaj.

Si veprohet në mbulimine syve të enjtur poshtë syve?
Në këtë rast duhet të përdorni dy tonalitete, më të errëtin në zonat e dukshme, dhe më të celëtin në zonat më të errëta.